Galatasaray është kampion i Turqisë për edicionin 2023/2024.
Galatasaray e mbrojti titullin të dielën pas fitores 3:1 në udhëtim te Konyaspori, në ndeshjen e fundit të kampionatit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë fitore, Galatasaray e mbylli garën e fortë për titull me 102 pikë në vendin e parë.
Fenerbahçe ishte konkurrent i fortë deri në fund, por dy barazime në pesë xhirot e fundit e lanë prapa dhe ishin vendimtare për titull.
Fenerbahçe po ashtu fitoi në ndeshjen e fundit të sezonit, por ka përfunduar me tri pikë më pak se Galatasaray.
Mauro Icardi me golat e minutës së 29-të dhe të 51-të, si dhe Berkan Kutlu dy minuta më pas, ishin shënuesit e golave që ia siguruan Galatasarayt titullin e 24-t në elitën turke.
Fenerbahçe fitoi 6:0 në shtëpi ndaj Istanbulsporit, por që nuk mjaftoi për titull kampioni.
Argjentinasi Icardi e ka fituar edhe “Këpucën e Artë” në Superligën e Turqisë me 25 gola.
21 gola i pati Edin Xheko i Fenerbahçes, kurse sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, e përfundoi edicionin me 18 gola.