Skuadra nga Arabia Saudite, Al-Ahli, është fituese e Ligës së Kampionëve të Azisë për edicionin 2024/2025. Në finale, të shtunën mbrëma në Jeddah të Arabisë Saudite, para 58 mijë shikuesve, Al-Ahli fitoi 2:0 ndaj skuadrës japoneze Kawasaki Frontale. Braziliani Galeno dhe Franck Kessie i Bregut të Fildishtë i shënuan golat e fitores për Al-Ahlin.
Futbollisti shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski, e kompletoi ndeshjen për Al-Ahlin në krahun e majtë të mbrojtjes. Për Al-Ahlin luajnë emra të njohur të futbollit si Roberto Firmino, Riyad Mahrez, Ivan Toney e plot të tjerë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo33-vjeçari Alioski është rritur si futbollist në Zvicër. Ka luajtur edhe për Leedsin në Angli e Fenerbahçen në Turqi. Për Maqedoninë e Veriut i ka 12 gola në 81 ndeshje.