Një ekipi të përbërë nga refugjate nga Afganistani i është dhënë e drejta për gara ndërkombëtare, rreth pesë vjet pasi futbollistet e përfaqësueses së Afganistanit lëshuan vendin e tyre për shkak të sundimit të talebanëve.
Këshilli i FIFA-s ra dakord të ndryshojë rregulloret për të njohur ekipin e refugjateve, që luan me emrin “Afghan Women United”.
Është vonë që ekipi i refugjateve të kualifikohet për Kupën e Botës 2027 në Brazil, por mund të marrë pjesë në kualifikimet për Lojërat Olimpike 2028.
Ekipi i përbërë nga refugjatet afgane luajti në tetor në një turne ku ishin edhe disa përfaqësuese të tjera. Ka disa vjet që afganet kërkojnë të luajnë futboll ndërkombëtar.
Ish-kapitenia Khalida Popal ka udhëhequr fushatën për kthim në gara.
“Për pesë vjet na është thënë se ekipi i futbollisteve të Afganistanit nuk do të garojë më pasi burrat që morën drejtimin e vendit tonë nuk do ta lejojnë këtë”, ka thënë Popal.
Edhe
FIFA hap procedurë disiplinore ndaj Argjentinës
“Jam shumë krenare për këtë vendim të FIFA-s dhe e lumtur që jo vetëm u ndryshua e ardhmja e grave afgane, por që asnjë ekip nacional nuk duhet të sakrifikojë atë që ne është dashur të sakrifikojmë”.
Janë mbi 80 lojtare refugjate afgane që luajnë në Australi, SHBA dhe Evropë.