Trajneri Zekirija Ramadani ka vendosur për formacion sulmues ndaj FCSB-së rumune, në ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës.
Në formacionin e trajnerit shkupjan në portë është Faton Maloku.
Mbrojtja përbëhet nga Raddy Ovouka, kapiteni Rron Broja, Egzon Bejtullai dhe Besnik Krasniqi. Broja do të luajë në qendër të mbrojtjes pas mungesës së Juan Camilo Mesas, i cili është i lënduar.
Në mesfushë do të luajnë Vesel Limaj dhe Albert Dabiqaj në qendër, ndërsa në krah, Almir Ajzeraj dhe Veton Tusha.
Sulmi përbëhet nga Arb Manaj dhe Blerim Krasniqi.
Dueli i parë i rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës luhet në “Arena Nationala” në Bukuresht.
Drita u bart në Ligën e Evropës pasi u eliminua nga Copenhageni në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
FCSB-në rumune e eliminoi Shkëndija e Tetovës.

