Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, shënoi një gol në fillim të pjesës së parë dhe një tjetër në fillim të pjesës së dytë, nuk i kanë mjaftuar Dritës të kthehet me rezultat pozitiv nga Bukureshti.  
Dritë të enjten mbrëma në stadiumin “Arena Nationala” në Bukuresht humbi 3:2 nga kampioni i Rumanisë, FCSB. Festa u takoi rreth 15 mijë shikuesve, por Drita synon rikthimin në Prishtinë pas një jave, ku pritet të përcillet nga një numër i madh shikuesish.

Ishte ndeshja e parë e raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës. Ndeshja kthyese luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Epërsinë e parë skuadrës së Dritës ia siguroi goli i shënuar nga Veton Tusha. Ai shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 7-të. Drita në pjesën e parë pati edhe disa mundësi tjera. Në minutën e dytë Almir Ajzeraj, Vesel Limaj në minutën e 19-të dhe Tusha në minutën e 35-të rrezikuan portën e rumunëve. Por edhe kampioni i Rumanisë, kishte rastet e tij. 

Gjilanasit e nisën furishëm edhe pjesën e dytë. Në minutën e 50-të Drita shënoi edhe golin e dytë. Sulmuesi Arb Manaj shënoi me asistim të Blerim Krasniqit. Goli i Manajt u konfirmua pas rishikimit të situatës me VAR.

Megjithatë, FCSB-ja u kthye në lojë duke shënuar fillimisht golin për 2:1 në minutën e 65-të. 

Sulmuesi Daniel Birligea realizoi me gjuajtje të fuqishme nga afërsia në portën e portierit Faton Maloku.

Rumunët barazuan në minutën e 72-të rezultatin Daniel Graovac e shënoi golin e barazimit në minutën e 72-të.

Golin e fitores për kampionin e Rumanisë, FCSB, e shënoi Daniel Birligea. Ai realizoi nga pika e bardhë në minutën e 94-t.
 

Birligea: Pas pësimit të golit të dytë skuadra ndryshoi për mirë

1 muaj më parë / 7 gus 2025 23:25
Daniel Birligea

Futbollisti i FCSB-së, Daniel Birligea ka shpërthyer në lot gjatë intervistës pas fitores ndaj Dritës 3:2. Ai ka thënë se fitorja ndaj Dritës ka qenë e rëndësishme për moralin e ekipit. 

Birligea ka thënë se FCSB synon fitore edhe në Prishtinë. 

“Ishte pak më e vështirë. Pashë një pjesë të lumturisë që më bëri të qaja. Kishim nevojë për këtë fitore për t'u hapur. Të gjithë vuajtëm pak, ishte e vështirë, por shpresoj që të gjithë të luftojmë dhe t'u sjellim lumturi të gjithëve”, ka thënë Birligea.

FCSB-ja shënon gol nga penalltia

1 muaj më parë / 7 gus 2025 22:27
Drita

Kampioni i Rumanisë, FCSB, ka shënuar golin e tretë në ndeshjen ndaj Dritës. Golin nga penalltia e shënoi Daniel Birligea. Ai realizoi nga pika e bardhë në minutën e 94-t.

FCSB-ja barazon rezultatin ndaj Dritës

1 muaj më parë / 7 gus 2025 22:05
Steaua - Drita

FCSB-ja e ka barazuar rezultatin me Dritën. 

Daniel Graovac e shënoi golin e barazimit në minutën e 72-të.
 

Shënon FCSB-ja

1 muaj më parë / 7 gus 2025 21:57
Steaua - Drita

FCSB-ja e ka ngushtuar rezultatin në 2:1 me golin e minutës së 65-të. 

Sulmuesi Daniel Birligea realizoi me gjuajtje të fuqishme nga afërsia në portën e portierit Faton Maloku.

Edhe gjysmë ore lojë, Drita po fiton 2:0 në Bukuresht

1 muaj më parë / 7 gus 2025 21:56
Drita

Kanë mbetur edhe 30 minuta deri në fund të ndeshjes ndërmjet FCSB-së dhe Dritës. 

Kampionia e Kosovës në futboll ka epërsi të lart ndaj kampionit të Rumanisë. Është duke fituar 2:0 me golat e Veton Tushës në minutën e 7-të dhe Arb Manajt 50-të.

GOOOOOLLL, Drita shënon edhe goli ne dytë

1 muaj më parë / 7 gus 2025 21:42
Drita

Drita e ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshjen ndaj FCSB-së. Golin për 2:0 e shënoi sulmuesi Arb Manaj në minutën e 49-të. Ai u asistua nga Blerim Kransiqi.

Goli u konfirmua pas rishikimit të situatës me VAR

Drita po fiton në Bukuresht ndaj FCSB-së

1 muaj më parë / 7 gus 2025 21:22
Drita

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, e ka mbyllur me epërsi minimale 1:0 pjesën e parë të ndeshjes kundër kampionit të Rumanisë, FCSB. Ndeshja FCSB – Drita i takon raundit të tretë të Ligës së Evropës, ndërsa po luhet në Bukuresht. Ndeshja kthyese është pas një jave në Prishtinë.

Golin e vetëm gjatë 45 minutave të parë të ndeshjes e shënoi Veton Tusha në minutën e shtatë. Pesë minuta para golit të shënuar nga Tusha, Almir Ajzeraj pati rast për gol. Po gjuajta e tij përfundoi jashtë portës. 

Një tjetër mundësi Drita krijoi edhe në minutën e 19-të nëpërmjet Vesel Limajt. Por gjuajtja e tij u bllokua. Më pas FCSB mori lojën në kontroll dhe rreshtoi rastet. Por rastet e krijuara në minutat 20’, 25, 30’, 34’ nuk u konkretizuan nga lojtarët e klubit rumun. Edhe gjuajtja e Tushës në minutën e 35-të u bllokua nga një lojtar i kampionit rumun.

Kjo ndeshje është duke u përcjellë nga rreth 15 mijë shikues.

35 minuta lojë, Drita ruan epërsinë

1 muaj më parë / 7 gus 2025 21:08
Drita

Kanë kaluar 35 minuta nga ndeshja e parë e raundit të tretë të Ligës së Evropës ndërmjet FCSB-së dhe Dritës. 

Skuadra gjilanase është duke e ruajtur epërsinë e krijuar në minutën e shtatë. 

Golin për 1:0 e shënoi Veton Tusha. 

Në minutën e 19-të, Drita pati edhe një rast, por pa arritur të konkretizoj. 

Më pas FCSB pati disa mundësi për të barazuar rezultatin në minutat 22’, 25’ e 34’.

Start i furishëm i Dritës, kalon në epërsi

1 muaj më parë / 7 gus 2025 20:40
Veton Tusha

Veton Tusha ka kaluar Dritën në epërsi ndaj FCSB-së në Bukuresht. Ai shënoi golin për 1:0 në minutën e shtatë. 

Ndeshja FCSB – Drita i takon raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës.
 

Formacion sulmues i Dritës ndaj FCSB-së

1 muaj më parë / 7 gus 2025 19:32
FC Drita

Trajneri Zekirija Ramadani ka vendosur për formacion sulmues ndaj FCSB-së rumune, në ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës. 

Në formacionin e trajnerit shkupjan në portë është Faton Maloku. 

Mbrojtja përbëhet nga Raddy Ovouka, kapiteni Rron Broja, Egzon Bejtullai dhe Besnik Krasniqi. Broja do të luajë në qendër të mbrojtjes pas mungesës së Juan Camilo Mesas, i cili është i lënduar. 
Në mesfushë do të luajnë Vesel Limaj dhe Albert Dabiqaj në qendër, ndërsa në krah, Almir Ajzeraj dhe Veton Tusha. 

Sulmi përbëhet nga Arb Manaj dhe Blerim Krasniqi. 

Dueli i parë i rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës luhet në “Arena Nationala” në Bukuresht. 
Drita u bart në Ligën e Evropës pasi u eliminua nga Copenhageni në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. 

FCSB-në rumune e eliminoi Shkëndija e Tetovës.