Fluminense e Brazilit është ndalur në barazim të mërkurën mbrëma ndaj skuadrës Mamelodi Sundowns.
Ndeshja e Grupit F u zhvillua në “Hard Rock Stadium” të Miamit, dhe u mbyll pa gola.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy rezultat ia ka pamundësuar Fluminenses avancimin në fazën nokaut nga vendi i parë në grup.
Ndërkohë, skuadra jugafrikane eliminohet nga Botërori i klubeve në SHBA.
Fluminense e mbylli grupin me pesë pikë në vendin e dytë, dy më pak se Dortmundi.
Mamelodi Sundowns përfundoi me katër pikë në vendin e tretë.