Anglia ka vazhduar me fitore në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.
Të shtunën mbrëma, Anglia fitoi 2:0 ndaj Andorrës.
Ndeshja u zhvillua në “Villa Park” të Birminghamit. Anglia e shënoi fitoren e katërt në po aq ndeshje.
Christian Garcia shënoi autogol në minutën e 25-të. Për 2:0 shënoi Declan Rice në minutën e 67-të.
Ashtu si pritej, Anglia ka dominuar ndaj Andorrës inferiore, por i shënoi vetëm dy gola.
Më herët të shtunën, Letonia pësoi 1:0 nga Serbia.
Anglia udhëheq në Grupin K me 12 pikë nga katër ndeshje. Serbia i ka shtatë pikë nga tyri ndeshje. Shqipëria është e treta me pesë pikë nga katër ndeshje. Pason Letonia me katër pikë dhe Andorra pa pika.
Të martën janë ndeshjet e rëndësishme: Shqipëri – Letoni dhe Serbi – Angli.