Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Anglia siguron kualifikimin në Kupën e Botës

Anglia

Anglia ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës 2026. Anglia mposhti Letoninë me rezultat shumë të thellë 5:0 në udhëtim të martën mbrëma. Me fitoren e gjashtë në po aq ndeshje të luajtura deri më tani në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, Anglia ka siguruar si e para kualifikimin në Botërorin që vitin e ardhshëm mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Anglia është në vendin e parë me 18 pikë. Ka shënuar 18 gola nga gjashtë ndeshje, ndërsa nuk ka pranuar asnjë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pesë prej tetë golave i shënoi të martën kundër Letonisë.

Anthony Gordon shënoi golin e parë në minutën e 26-të, kurse golin e dytë dhe tretë i realizoi kapiteni Harry Kane. Kane për 2:0 shënoi në minutën e 44-t, kurse të dytin personal në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë. Golin për 3:0, Kane e shënoi nga penalltia.

Në pjesën e dytë anglezët shënuan dy gola të tjerë. Maksims Tonishevs shënoi autogol në minutën e 58-të, kurse Eberechi Eze në minutën e 86-të shënoi golin për rezultatin final, 5:0.

Për vendin e dytë do të jetë gara e hapur në mes Shqipërisë dhe Serbisë. Shqipëria është e dyta me 11 pikë, kurse Serbia në vendin e tretë me 10 pikë pas fitores ndaj Andorrës 3:1.