Futboll

Fitore shumë e vështirë e Austrisë ndaj Qipros

Austria

Goli i shënuar nga Marcel Sabitzer e ka vendosur ndeshjen ndërmjet Përfaqësueses së Austrisë dhe Qipros. 

Austria me shumë vështirësi e mposhti Qipron me rezultatin 1:0. 

Mesfushori i Dortmundit, Sabitzer, ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 54-t për t’ia siguruar fitoren e Austrisë. 

Kjo ndeshje i takoi kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. 

Austria është në Grupin H së bashku edhe me Bosnjë-Hercegovinën, Rumaninë dhe San Marinon. 

Pas tri ndeshjeve të zhvilluara, Austria ka nëntë pikë në pozitën e dytë. Grupit i prin Bosnjë-Hercegovina me 12 pikë por ka një ndeshje më shumë të luajtur. 

Qipro është në vendin e katërt me tri pikë. 

Ndeshja mes Austrisë dhe Qipros në minutën e 77-të u ndërpre përkohësisht pasi një gropë ishte paraqitur papritmas në fushën e futbollit.

Ndërprerja ka zgjatur disa minuta deri sa ekipi teknik e rregulloi gjendjen e fushës.