Austria ka shënuar fitoren më të thellë të enjten mbrëma, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Austria mposhti San Marinon me rezultat shumë të thellë, 10:0.
Katër gola i shënoi Marko Arnautoviq, ndërsa dy gola i realizoi Stefan Posch. Nga një gol realizuan Romano Schmid, Michael Gregoritsch, konrad Laimer dhe Nikolaus Wurmbrand.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje u zhvillua në Vjenë dhe i takoi grupit H kualifikues për Botërorin e vitit të ardhshëm. Me fitore, Austria është ngritur në vendin e parë me 15 pikë.
Bosnjë-Hercegovina është befasuar nga Qiproja. Ndeshja përfundoi baras 2:2. Bosnjë-Hercegovina mbetet në vendin e dytë me 13 pikë. Ka po ashtu një ndeshje më shumë se Austria. Qiproja është në vendin e katërt me katër pikë. Rumania është e treta me shtatë pikë. San Marino mbetet e fundit pa pikë.