Austria ka shënuar fitoren e dytë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Austriakët të martën mposhtën në udhëtim San Marinon me rezultat të thellë, 4:0.
Serinë e golave e hapi Marko Arnautoviq. Ai në minutën e tretë shënoi për 1:0, kurse Michael Gregoritsch dyfishoi epërsinë në minutën e 11-të. Katër minuta më vonë për Austrinë shënoi sërish Arnautoviq, kurse golin e katërt Austria e realizoi në minutën e 27-të nëpërmjet Christoph Baumgartner.
San Marino është përfaqësuesja e vetme pa pikë në grupin H. Ka luajtur katër ndeshje.