Juventusi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Serie A.
Juventusi të dielën mbrëma e mposhti Parman me rezultatin 2:0 në “Allianz Stadium”.
Jonathan David me asistim të përkryer të Kenan Yildizit realizoi për 1:0. Për Davidin ishte gol në debutim.
Andrea Cambiaso u përjashtua nga loja në minutën e 83-të te Juventusi, ndërsa Dushan Vlahoviq e realizoi golin për 2:0 një minutë më vonë. Yildiz asistoi edhe në golin e dytë.