Pafosi, klub i themeluar në vitin 2014, ka regjistruar fitore të madhe dhe të parën parë në Ligën e Kampionëve.
Pafosi të mërkurën mbrëma fitoi 1:0 ndaj skuadrës së njohur spanjolle, Villarreal, në xhiron e katërt të fazës së ligës në Champions.
Golin e fitores për skuadrën qipriote e shënoi Derrick Luckassen, dy minuta pas pushimit.
Me fitore, Pafosi tani ka pesë pikë në katër ndeshje. I ka edhe dy barazime e një humbje.
Villarreali mbetet ende pa fitore në këtë edicion të Championsit, me një barazim e tri humbje.