Gjilani ka shënuar fitore të madhe ndaj Llapit në ndeshjen e xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll.
Gjilani të shtunën e mposhti Llapin me rikthim të rezultatit, me dy gola të cilat i shënoi në fundin e ndeshjes brenda një minute.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArdit Tahiri në minutën e 44-t e shënoi golin e epërsisë për Llapin.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, skuadra e drejtuar nga trajneri Ardian Nuhiu, u kthye fuqishëm.
Blerind Morina dhe Robert Rrahmani shënuan dy gola të shpejtë, në minutën e 84-t dhe të 85-t.
Për Gjilanin ishte fitorja e parë pas barazimit me Dritën dhe humbjes nga Ferizaj, ndërsa Llapi e pësoi humbjen e dytë të njëpasnjëshme. Në xhiron e kaluar, ekipi i udhëhequr nga Tahir Batatina humbi nga Dukagjini.
Gjilani me këtë fitore tani ka 12 pikë në vendin e tetë, ndërsa Llapi mbetet në pozitën e pestë me 14 pikë.