Futboll

Fytyrë kampioni e Parisit, fitore e madhe në Barcelonë

Barcelona -PSG

Paris Saint-Germaini ka dëshmuar pse është fitues në fuqi i Ligës së Kampionëve.


Ndonëse me mungesa të shumta, PSG-ja fitoi ndaj Barcelonës në ndeshjen kryesore të xhiros së dytë të fazës së ligës në Champions.
Të mërkurën mbrëma në Barcelonë, parisienët fituan 2:1. 
Golin e fitores së madhe e shënoi Gonçalo Ramos në minutën e 90-të. 


Skuadra e Luis Enriques arriti te fitorja me përmbysje të rezultatit. 

Ferran Torres kaloi në epërsi 1:0 Barçën në minutën e 19-të.
Në minutën e 38-të për 1:1 shënoi Senny Mayulu.
Pjesa e dytë ishte e hapur me raste nga të dy palët. Por më shumë shfaqën parisienët, që e mbajtën kryesisht të qetë Lamine Yamalin. 

Para golit të fitores, PSG-ja e goditi edhe shtyllën dhe krijoi disa raste të mira.
Me paraqitjen e së mërkurës, PSG-ja ka dëshmuar se sërish është pretendent serioz për titull të Evropës.


Barcelona rrit ritmin e lojës, Hakimi shpëton gol të sigurt

Achraf Hakimi ka shpëtuar gol të sigurt te skuadra e Paris Saint-Germainit. 


Ai e bllokoi një tentim të Dani Olmos nga afërsia në minutën e 63-të.


Ndeshje e hapur në Barcelonë, pjesa e parë mbyllet baras

Ndeshje shumë të hapur kanë zhvilluar Barcelona dhe Paris Saint-Germaini në pjesën e parë, në duelin e xhiros së dytë të fazës së ligës në Champions.


Patën raste për shënim, ndërsa realizuan nga një herë secila. 
Barcelona kaloi e para në epërsi me golin e shënuar nga Ferran Torres në minutën e 19-të. 


Senny Mayulu realizoi për kampionin në fuqi të Evropës, në minutën e 38-të. 


Me golat e Torresit dhe Mayulut është mbyllur pjesa e parë, 1:1. 
Ky duel po luhet në stadiumin “Estadi Olimpic Lluis Companys”.


PSG-ja barazon rezultatin

Paris Saint-Germaini i ka barazuar shifrat në duelin derbi ndaj Barcelonës në udhëtim. 

Edhe futbollistët e drejtuar nga Luis Enrique krijuan aksion të bukur për golin që e barazoi rezultatin në 1:1. 

Realizator i golit ishte mesfushori 19-vjeçar, Senny Mayulu, në minutën e 38-të.

VIDEO:


Barcelona në epërsi pas një superaksioni

Barcelona ka kaluar në epërsi ndaj PSG-së. 

Pas një kombinimi të përkryer nga lojtarët “blaugrana”, topin në rrjetë e shtyu Ferran Torres. 

Torres u asistua nga Marcus Rashford.


Raste për shënim nga PSG-ja e Barcelona

Paris Saint-Germaini i është kundërpërgjigjur Barcelonës me rast për shënim. 

Në minutën e 12-të, Ilya Zabarnyi u shkëput më së larti në mbrojtjen kundërshtare, por topi pas tentimit të tij shkoi mbi portë. 

Te PSG-ja nuk po luan fituesi i “Topit të Artë”, Ousmane Dembele, i cili është i lënduar. 

Tre minuta më vonë, Ferran Torres pranoi top të mirë në zonë nga Yamali me të jashtmen. Torresi e kaloi portierin kundërshtar, por Zabarnyi shpëtoi gol të sigurt.


Fillim i furishëm nga Barcelona, përkatësisht nga Yamali

Vetëm 2 minuta lojë kanë kaluar dhe Barcelona menjëherë është hedhur në sulm për golin e epërsisë ndaj kampionit në fuqi të Evropës, Paris Saint-Germainit.

Ndeshja Barcelona – PSG i takon xhiros së dytë të fazës së ligës në Champions dhe po luhet në “Estadi Olimpic Lluis Comapnys”. 

Në fillimin e ndeshjes është shquar superylli Lamine Yamal, i cili shfaqi menjëherë disa prej aftësive të tij.

VIDEO: