Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ferizaj ia shkakton disfatën e dytë radhazi Ballkanit

Ferizaj

 

Ferizaj ia ka shkaktuar Ballkanit disfatën e dytë radhazi në Superligën e Kosovës në futboll.

Ferizaj të dielën shënoi fitore të madhe 2:1 ndaj Ballkanit në garën për mbetje në elitë. Ky ballafaqim i takoi xhiros së 21-të.

Për skuadrën ferizajase shkëlqeu sulmuesi Ruben Silva-Richards i cili i shënoi dy golat e fitores.

Fillimisht Richards e kaloi në epërsi Ferizajn në minutën e nëntë. Dhjetë minuta më pas, Ballkani i barazoi shifrat me golin që e shënoi Almir Kryeziu nga penalltia. 

Edhe Richards “Ylli i Javës” Futboll Richards “Ylli i Javës”

Ndërsa sulmuesi 22-vjeçar Richards shënoi sërish në minutën e 36-të për rezultatin përfundimtar 2:1. 

Ballkani me këtë humbje ka rënë në pozitën e dytë me 36 pikë. Drita tashmë është lidere me dy pikë më shumë. Ferizaj ka 22 pikë në pozitën e tetë.


Ferizaj po udhëheq 2:1 pas pjesës së parë ndaj Ballkanit

Ferizaj është duke udhëhequr 2:1 pas pjesës së parë ndaj Ballkanit.

Ruben Silva-Richards e kaloi në epërsi Ferizajn në minutën e nëntë. Dhjetë minutë më pas, Ballkani i barazoi shifrat me golin që e shënoi Almir Kryeziu nga penalltia.

Ndërsa sulmuesi 22-vjeçar Richards shënoi sërish në minutën e 36-të për ta kaluar përsëri në epërsi 2:1 Ferizajn.

Ndeshja është e vlefshme për javën e 21-të të elitës së futbollit kosovar.


Richards shënon sërish, Ferizaj përsëri në epërsi

Edhe Ferizaj bie nga Superliga Futboll Ferizaj bie nga Superliga

Ruben Silva-Richards ka shënuar sërish për ta kaluar përsëri në epërsi Ferizajn ndaj Ballkanit.

Richards shënoi për 2:1 në minutën e 36-të. Sulmuesi 22-vjeçar e shënoi edhe golin e parë për skuadrën ferizajase në minutën e nëntë.

Ndeshja është e vlefshme për javën e 21-të të elitës së futbollit kosovar.


Ballkani barazon shifrat

Ballkani ka reaguar shpejt duke i barazuar shifrat ndaj Ferizajt.

Almir Kryeziu nga penalltia në minutën e 19-të shënoi për 1:1.

Ndeshja është e vlefshme për javën e 21-të të elitës së futbollit kosovar.


Ferizaj në epërsi ndaj Ballkanit

Edhe Ballkani fiton dhe mbetet në garë për titull Futboll Ballkani fiton dhe mbetet në garë për titull

Ferizaj ka kaluar në epërsi ndaj Ballkanit. Për 1:0 realizoi Ruben Silva-Richards në minutën e nëntë.

Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e 21-të të Superligës së Kosovës në futboll.