Skuadra e Ferizajt e ka nisur me fitore edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll. Ferizaj në kuadër të xhiros së parë e ka mposhtur Feronikelin 74 me rezultatin 2:1.
Pjesën e parë të ndeshjes, Ferizaj e mbylli me epërsinë 1:0. Në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë, Edon Sadriu ishte shënuesi i golit. Golin që e realizoi Sadriu ishte i pari në edicionin 2024/2025 në Superligën e Kosovës në futboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë minutën e 49-të, Ferizaj e dyfishoi rezultatin në 2:0, me autogolin e shënuar nga mesfushori i Feronikelit 74, Agron Bruqi.
Hasan Hyseni në minutën e 75-të e realizoi golin e vetëm të Feronikelit 74.
Ferizajt iu anuluan tre gola, një në pjesën e parë dhe dy në pjesën e dytë.