Futboll

Estevao debuton me gol te Chelsea

Estevao

Sulmuesi i krahut të djathtë, Estevao, ka debutuar me gol te skuadra e Chelseat.

Chelsea të premten mbrëma fitoi 2:0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në “Stamford Bridge” ndaj Bayer Leverkusenit.

Futbollisti i talentuar brazilian e shënoi golin e parë në minutën e 18-të.

Golin e fundit e realizoi Joao Pedro në minutën e 91-të.

Estevao 18-vjeçar klubit londinez iu bashkua muajin e kaluar nga Palmeirasi për 34 milionë euro.

Për Chelsean kjo ishte ndeshja e parë miqësore e zhvilluar. Të dielën do ta zhvillojë edhe një miqësore tjetër ndaj Milanit.