Futboll

Endrick huazohet te Lyoni

Endrick

Real Madridi e ka huazuar sulmuesin brazilian, Endrick, te Lyoni. Marrëveshja e huazimit është e vlefshme deri në fund të edicionit.

19-vjeçari vlerësohet lart, ndërsa firmosi me Madridin në verën e vitit 2024. Ishte transferuar nga Palmeirasi, me të cilin ekip fitoi dy tituj të Brazilit.

Në edicionin e kaluar i kishte 37 paraqitje, kurse këtë edicion kishte hapësirë fare të limituar. Luajti vetëm tri herë nën urdhërat e Xabi Alonsos.

Ai ka tri gola në 14 paraqitje për Brazilin. Por së fundi luajti në mars.

Endrick shpreson që kalimi te skuadra franceze do ta ndihmojë që të kthehet në rrugën e sukseseve dhe të ftohet nga Brazili për Botëror.