Elche ka fituar 1:0 të dielën ndaj Getafes në garën e fortë për mbijetesë, një xhiro para fundit.
Victor Chust e shënoi golin e vetëm në përballje, në minutën e 19-të.
Djene i mysafirëve u përjashtua nga loja në minutën e 39-të.
Elche në vendin e 17-të i ka 42 pikë, sa i kanë edhe Levante e Osasuna dy pozita më lartë.
Elche luan në udhëtim te Girona në xhiron e fundit. Girona është e 18-ta me 40 pikë.