Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Alavesi mposht Oviedon, e shmang zyrtarisht rënien

Alaves

Deportivo Alavesi e ka shmangur përfundimisht rënien nga elita spanjolle e futbollit, pas fitores 1:0 në udhëtim te Real Oviedo. 

Oviedo ka rënë nga liga pasi është e fundit me 29 pikë, një xhiro para fundit. 

Alavesi i ka 43 pikë në vendin e 14-të. 

Për shkak të rezultateve të tjera, Alavesi e ka siguruar mbijetesën. Kjo u konfirmua edhe nga klubi spanjoll.

Toni Martinez e shënoi golin e vetëm në ndeshje, në minutën e 17-të.