Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Edhe një shqiptar debuton në Superligën e Zvicrës

Labinot Bajrami

Sulmuesi 18-vjeçar, Labinot Bajrami, ka debutuar të dielën në Superligën e Zvicrës në futboll.

 

Bajrami luajti nga minuta e 64-t për Zuerichun, që fitoi 3:1 në udhëtim ndaj Winterthurit. Ndeshja i takoi xhiros së 35-të të Superligës zvicerane, përkatësisht grupit ku luftohet për titull.

 

Ditë më parë Bajrami, që vlerësohet prej talenteve më të mëdha në Zvicër, firmosi kontratë të re me Zuerichun, të vlefshme deri në vitin 2028. Dhe menjëherë erdhi debutimi. Deri më tani Bajrami i ka 26 paraqitje për ekipet përfaqësuese të Zvicrës.

Edhe Zuerichu merr tjetër vendim për Labinot Bajramin Futboll Zuerichu merr tjetër vendim për Labinot Bajramin

 

Këtë edicion ka shpërthyer me gola në ekipin e dytë të Zuerichut.

 

Të dielën për Zuerichun startuan Bledian Krasniqi e Mirlind Kryeziu. Granit Lekaj ishte kapiten te Winterthuri.

Edhe Bajrami ka dy opsione te Zuerichu Futboll Bajrami ka dy opsione te Zuerichu

 

Zuerichu është i pesti me 51 pikë, ndërsa Winterthuri i gjashti me 49.