Sulmuesi kosovar Labinot Bajrami është huazuar deri në fund të edicionit aktual nga Zuerichu te skuadra e Winterthurit pas përplasjes që pati me trajnerin Ricardo Moniz. Trajnerit holandez i kishte dalë punë edhe me babin e talentit të Zuerichut.
Labinot Bajrami ishte inkuadruar në një lojë për Kupë disa javë më parë, ndërsa ishte zëvendësuar menjëherë pas 19 minutave. Ai e kishte fyer trajnerin Moniz pas instruksioneve që i kishte marrë, e të cilat nuk i kishin pëlqyer. Pas zëvendësimit, babai i Labinotit kishte reaguar duke e hedhur çadrën nga tribunat, në drejtim të trajnerit holandez. Zuerichu kishte marrë masa. Sulmuesin 19-vjeçar e dërgoi të luante me skuadrën U21 të Zuerichut, ndërsa babin e tij e kishte dënuar për disa vjet, dhe nuk do të ketë të drejtë të hyjë në stadiume në gjithë Zvicrën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo