Tanzania U17 e ka fituar Kupën e Kombeve të Afrikës, pasi e mposhti Senegalin në finale. Golashënuesi më i mirë i edicionit, Dismas Athanasi, ka qenë në qendër të diskutimeve.
Ai u bë golashënuesi më i mirë i turneut me tre gola, por debati është përhapur shpejtë në rrjetet sociale nëse mosha e tij është e vërtetë.
Athanasi është 14-vjeçar. Sipas të dhënave zyrtare, ai u lind më 26 dhjetor të vitit 2011.
Por, shumë prej komentuesve në rrjetet sociale, nuk e besojnë një gjë të tillë.