Futboll

Dy 15-vjeçarë në fitoren e Arsenalit ndaj Milanit

ff

Mikel Arteta ka thënë se paraqitja e 15-vjeçarëve Max Dowman dhe Marli Salmon, ka qenë e jashtëzakonshme. 

Dowman dhe Salmon u paraqitën të mërkurën në fitoren 1:0 të Arsenalit ndaj Milanit në ndeshjen hapëse parasezonale në Singapor. 

Tek Arsenali luajtën transferimet e verës, Martin Zubimendi, Christian Norgaard dhe Kepa Arrizabalaga. 

Bukayo Saka e shënoi golin e vetëm në përballje, në minutën e 53-të. Ai u asistua nga Jakub Kiwior. 

Pavarësisht rezultatit, skuadrat u pajtuan që të gjuajnë edhe penallti. Milani në ekzekutimin e penalltive fitoi 6:5. Portieri 20-vjeçar, Lorenzo Torriani, i priti tri nga nëntë penalltitë e lojtarëve të Arsenalit.

Ndërkohë, Salmon gjuajti jashtë. 

“Rossonerëve” u munguan lojtarët kryesorë si Youssouf Fofana, Luka Modriq e Santiago Gimenez.