Futboll

Dukagjini mposht Ferizajn, del në vendin e parë

Dukagjini

Dukagjini po i prin tabelës së Superligës së Kosovës. 

Klubi nga Klina të dielën fitoi në shtëpi 2:0 ndaj Ferizajt në kuadër të xhiros së katërt.  Për Dukagjinin ishte fitorja e tretë radhazi. Në xhiron e parë pësoi disfatë. 

Dukagjini ka nëntë pikë në vendin e parë. 

Golin e parë për vendësit e shënoi Iljasa Zulfiu në minutën e 19-të. 

Egzon Sinani shënoi për 2:0 në minutën e 90-të. 

Skuadra ferizajase nga pjesa e dytë luajti me një futbollist më pak në fushë. 

Për Ferizajn ishte humbja e dytë rresht. Dy ndeshjet e para i fitoi. 

Ferizaj ka gjashtë pikë në pozitën e pestë.


Dukagjini në epërsi pas pjesës së parë

Dukagjini e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Ferizajt. 

Golin për 1:0 e realizoi Iljasa Zulfiu në minutën e 13-të. Goli fillimisht u anulua por pas rishikimit të situatës në VAR goli u pranua në minutën e 19-të.

Kjo ndeshje i takon xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në futboll.


Dukagjini në epërsi

Iljasa Zulfiu e ka kaluar në epërsi Dukagjinin ndaj Ferizajt.

Zulfiu për 1:0 realizoi në minutën e 13-të. Goli fillimisht u anulua por pas rishikimit të situatës në VAR goli u pranua në minutën e 19-të.

Kjo ndeshje i takon xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në futboll.