Dukagjini e ka fituar finalen e Kupës së Kosovës në futboll për herë të parë në histori të klubit.
Trofeun e parë të Kupës, Dukagjini i Klinës e fitoi në tentimin e katërt.
Skuadra klinase, triumfoi 2:1 ndaj Ferizajt në finalen që u zhvillua të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Por, festa mbeti në hije të incidentit që ndodhi në fund të ndeshjes. Në shenjë revolte lojtarët e Ferizajt, me kërkesë të trajnerit Arsim Abazi, lëshuan fushën. U kthyen disa minuta më pas, por në fund refuzuan t’i marrin medaljet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrajneri Abazi ka thënë se ka qenë e vendosur nga fillimi që Ferizaj të largohet nga Superliga dhe ta humbë Kupën e Kosovës.
“Nga liga kemi rënë nga këta gjyqtarë. Ka qenë nga fillimi që Ferizaj të largohet nga Superliga dhe ta humbë Kupën”, deklaroi Abazi pas ndeshjes.
Sfida ishte shumë e hapur dhe pati supergola të realizuar. Kishte shumë situata që u shikuan nga dhoma e VAR-it, ndërsa nuk munguan as tensionet e shumta në fushë.
Altin Mërlaku shënoi me gjuajtje shumë të fuqishme për Dukagjinin në minutën e 16-të duke e mposhtur portierin McKenzie-Lyle.
Me gol të bukur u kundërpërgjigj edhe Ferizaj. Pas aksionit mirë të organizuar, Kushtrim Shabani realizoi për 1:1 me gjuajtje të saktë nga zona, në minutën e 23-të. Goli u pranua nga gjyqtari Genc Nuza, pas konfirmimit të VAR-it.
Pesë minuta pa u mbyllur pjesa e parë, Ferizaj kërkoi penallti pasi pretendoi se Betim Haxhimusa u ndal në mënyrë të palejuar nga portieri i Dukagjinit, Egzon Lekaj. Gjyqtari Nuza e pa situatën në VAR dhe e vlerësoi se ndërhyrja e Lekajt nuk ishte për penallti.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Në minutën e 63-të, Dukagjini mendoi se fitoi penallti kur gjyqtari Genc Nuza pa ndërhyrje të parregullt në zonë. Por, VAR-i ndërhyri sërish dhe gjyqtari Nuza e ktheu vendimin duke dhënë vetëm goditje dënimi.
Dy minuta më vonë pati tensione në fushë mes futbollistëve të Ferizajt dhe Dukagjinit.
Ndërkohë, në minutën e 70-të, Dukagjini mbeti me një futbollist më pak. Mesfushori Erlis Xhemajli u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja pas ndërhyrjes në mesin e fushës ndaj Alban Shabanit.
Kur pritej që Ferizaj të reagojë e ta shënojë golin e epërsisë pas epërsisë numerike të lojtarëve, në skenë u shfaq sulmuesi Berisha i Dukagjinit.
20-vjeçari në minutën e 75-të gjuajti me saktësi nga gjysma e fushës dhe e mposhti portierin McKenzie, që kishte dalë shumë larg portës.
Ferizaj tentoi ta barazonte rezultatin e ta dërgonte ndeshjen në vazhdime, por nuk e pati forcën. Madje kërkoi penallti në minutën e 93-të për prekje me dorë të mbrojtësit Albion Pllana në zonë.
Gjyqtari Genc Nuza nuk dha penallti dhe kjo i irritoi ferizajasit. Kapiteni Betim Haxhimusa për shkak të protestave të shumta u përjashtua nga loja, ndërsa më pas trajneri Arsim Abazi e tërhoqi ekipin nga fusha dhe lojtarët u futën në zhveshtore.
Pas afro 10 minutash vonesë, skuadra ferizajase u kthye në fushë. Por, nuk pati më kohë për ndryshim rezultati, ndonëse Ferizaj pati disa gjysmëraste.
Për trajnerin e Dukagjinit, Arsim Thaqi, është një tjetër trofe i Kupës së Kosovës i fituar. Me Prishtinën e fitoi Kupën e Kosovës në edicionin e kaluar, ndërsa e drejtoi skuadrën e kaltër edhe në këtë edicion.
Më pas u largua nga Prishtina dhe e mori udhëheqjen e Dukagjinit, me të cilën do të paraqitet në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
“Finalet luhen për t’u fituar, jo për t’u luajtur. Është momenti për mua si trajner që të luaj dhe të luftoj për titull pas këtij suksesi”, ka thënë trajneri i Dukagjinit, Arsim Thaqi.
Ferizaj nuk del t’i pranojë medaljet
Lojtarët dhe stafi i Ferizajt nuk kanë dal për t'i pranuar medaljet, pas humbjes 2:1 të pësuar nga Dukagjini në finale të Kupës së Kosovës. Refuzimi është bërë në shenjë proteste. Lojtarët e Ferizajt kanë shprehur pakënaqësi ndaj referimit.
"Genc Nuza, urime Kupa e Kosovës. Turpi ndryshe nuk është! Ne medalje nuk marrim", ka shkruar Ferizaj në Facebook.

Ferizaj tërhiqet nga fusha
Skuadra e Ferizaj është tërhequr nga fusha pas skenave të minutave të fundit.
Trajneri Arsim Abazi e ka tërhequr ekipin pas momentit kur u kërkua penallti në minutën e tretë të kohës shtesë.
Futbollistët e Ferizajt pretenduan për prekje me dorë në zonë nga mbrojtësi Albion Pllana.
Gjyqtari Genc Nuza nuk sinjalizoi në penallti.
Pas protestave të shumta në kërkim të penalltisë, kapiteni i Ferizajt, Betim Haxhimusa, u përjashtua nga loja. Më pas, Ferizaj u fut në zhveshtore.
Berisha i jashtëzakonshëm, shënon nga gjysma e fushës
Hekuran Berisha ka shënuar supergol nga gjysma e fushës dhe e ka kaluar Dukagjinin e Klinës në epërsi 2:1.
Berisha në minutën e 75-të gjuajti për mrekulli dhe e mposhti portierin McKenzie, që kishte dalë shumë larg portës.
Dukagjini është me një lojtar më pak në fushë.
Dukagjini mbetet me një lojtar më pak
Dukagjini i Klinës ka mbetur me një futbollist më pak në fushë.
Në minutën e 70-të, mesfushori Erlis Xhemajli u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja pas ndërhyrjes në mesin e fushës ndaj Alban Shabanit.
Tensionohet situata në “Fadil Vokrri”
Ka pasur tensione në minutën e 65-të mes futbollistëve të Ferizajt dhe Dukagjinit.
Dy skuadrat po mundohen ta shënojnë golin e epërsisë.
Për Dukagjinin u dha penallti në minutën e 63-të nga gjyqtari Genc Nuza.
Por më pas, Nuza mori konfirmimin nga VAR-i se ndërhyrja e palejuar ishte jashtë zonës dhe e ktheu vendimin duke dhënë goditje të lirë për skuadrën klinase.
Pjesa e parë e zjarrtë e finales së Kupës mbyllet baras
Pjesa e parë e finales së Kupës së Kosovës në futboll mes Ferizajt dhe Dukagjinit është mbyllur baras 1:1.
Kishte gola e raste për shënim dhe ishte e luftuar shumë.
Altin Mërlaku shënoi për 1:0 në të mirë të Dukagjinit në minutën e 16-të me supergol nga distanca, duke e mposhtur portierin Kai McKenzie-Lyle.
Menjëherë në minutën e 23-të u kundërpërgjigj Ferizaj, po me gol të bukur.
Kushtrim Shabani shënoi me gjuajtje të saktë nga zona, pas aksionit mirë të ndërtuar.
Goli i tij u pranua nga gjyqtari Genc Nuza, pas konfirmimit të VAR-it.
Në minutën e 30-të, Hekuran Berisha i Dukagjinit ishte i pafat kur e qëlloi vetëm shtyllën pingule, pas gjuajtjes nga zona. Ai vrapoi shumë, deri në momentin e hyrjes në zonë dhe më pas tentoi me të majtën.
Pesë minuta pa u mbyllur pjesa e parë, Ferizaj kërkoi penallti pasi pretendoi se Betim Haxhimusa u pengua në zonë nga portieri i Dukagjinit, Egzon Lekaj.
Gjyqtari Nuza e pa situatën në VAR dhe vlerësoi se ndërhyrja e Lekajt nuk ekzistoi.
Finale e zjarrtë, Dukagjini qëllon shtyllën
Dukagjini i Klinës e ka qëlluar shtyllën dhe i është afruar golit të dytë.
Në minutën e 30-të, pas një vrapimi të gjatë, Hekuran Berisha në fund e qëlloi shtyllën pingule. Ai u fut deri në zonë dhe gjuajti me të majtën, por ishte i pafat në fund.
Ferizaj kundërpërgjigjet me gol të bukur
Ferizaj është kundërpërgjigjur në finale të Kupës së Kosovës ndaj Dukagjinit me gol të bukur po ashtu.
Pas një aksioni mirë të organizuar, Kushtrim Shabani shënoi për 1:1 me gjuajtje të saktë nga zona.
Shabani realizoi në minutën e 23-të, duke e dërguar topin prapa shpinës së portierit Egzon Lekaj.
Goli u pranua nga gjyqtari Genc Nuza, pas konfirmimit të VAR-it.
Mërlaku kalon Dukagjinin në epërsi me supergol
Altin Mërlaku e ka kaluar në epërsi Dukagjinin e Klinës me supergol në minutën e 16-të të ndeshjes.
Mërlaku nga distanca gjuajti fuqishëm dhe e mposhti portierin Kai McKenzie-Lyle.
10 minuta lojë në finalen e Kupës
Janë zhvilluar 10 minuta lojë në finalen e Kupës së Kosovës ndërmjet Ferizajt dhe Dukagjinit.
Rezultati është ende pa gola.
Skuadrat po tregohen shumë të kujdesshme në fillim të ndeshjes.
Publikohen formacionet zyrtare të finales së Kupës së Kosovës
Finalja e Kupës së Kosovës do të nis nga ora 20:00 dhe do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ferizaj përballet me Dukagjinin. Asnjëra prej këtyre skuadrave nuk e ka fituar trofeun e Kupës së Kosovës, ndonëse më herët ishin paraqitur në finale.
Ferizaj ka luajtur dy herë në finale, ndërsa Dukagjini katër herë.
Ferizaj rrugës për në finale të Kupës ka eliminuar Tefik Çangën, Drenicën, Vushtrrinë dhe Llapin në gjysmëfinale.
Ndërkohë, Dukagjini i trajnerit Arsim Thaqi e eliminoi Ramiz Sadikun, Prishtinën e Re, Feronikelin 74 dhe Ballkanin në gjysmëfinale.
Ferizaj që udhëhiqet nga trajneri Arsim Abazi, ka rënë nga Superliga e Kosovës në fundjavën e kaluar pas barazimit 3:3 me Prishtinën, derisa Dukagjini i Klinës ende nuk e ka të sigurt qëndrimin në elitën e futbollit kosovar, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund.
Formacioni i Ferizajt:
McKenzie, Neziri, Iljazi, Gligorov, Sadiki, A. Shabani, K. Shabani, Haxhimusa (C), Berisha, Silva, Oguns
Formacioni i Dukagjinit:
Lekaj, Basriu (C), Pllana, Iseni, Vitor Hugo, Bardhoku, Morina, Xhemajli, Mërlaku, Isufi, Berisha
Reagon kapiteni i Ferizajt, Betim Haxhimusa
Kapiteni i Ferizajt, Betim Haxhiumusa, ka dalë me reagim pas finales së humbur të Kupës së Kosovës në futboll ndaj Dukagjinit.
Ai ka thënë se vendimet e gjyqtarit, Genc Nuza, kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar.
Haxhimusa u përjashtua me karton të kuq në fund të ndeshjes. Ai u përjashtua për shka ktë protestave.
Në shenjë revolte lojtarët e Ferizajt, me kërkesë të trajnerit Arsim Abazi, lëshuan fushën. U kthyen disa minuta më pas, por në fund refuzuan t’i marrin medaljet.
“Sot humbëm finalen, por krenaria për këtë ekip nuk humb. Ka pasur edhe momente që na lanë shumë shije të hidhur – dy penallti që sipas nesh u mohuan dhe vendimet ndikuan në lojë. Gjisesi, ne luftuam deri në fund me zëmër. Kokën lart, sepse kjo nuk e fshin punën dhe sakrificën tonë. Turp, turp Genc”, ka shkruar Haxhimusa në “facebook”.

Mërlaku tregon për emocionet pas trofeut të parë me Dukagjinin
Altin Mërlaku është rritur te skuadra e Dukagjinit dhe e ka vlerësuar jashtëzakonisht emocionues triumfin në Kupën e Kosovës.
Ai shënoi gol të bukur për 1:0 ndaj Ferizajt.
“Ishte lojë e mirë, emocionale, sidomos për mua. Nuk ka arritje më të madhe sesa ta fitosh Kupën me ekipin ku je rritur. Ia kam pasur borxh një kupë këtij klubi. Isha i lumtur për golin, ishte gol i bukur, njësoj si i Hekuranit. Për mua ishte e rëndësishme ta ngremë trofeun. Tani do të luajmë në Evropë, është kënaqësi e madhe”, theksoi Mërlaku.
Berisha tregon a ishte i rastësishëm goli nga gjysma e fushës
Sulmuesi Hekuran Berisha e shënoi golin e fitores 2:1 nga gjysma e fushës. Ai ka treguar se portierin e Ferizajt e ka përcjellë në disa ndeshje, dhe e ka parë se ka pasur dalje të shpeshta larg portës.
“Kam bërë një gol nga distancë shumë e largët por e pash portierin që ishte larg si në disa ndeshje tjera. E pash që ka dalë dhe e godita topin dhe shënova. E ndihmova ekipin e qytetit tim për trofeun e parë dhe jam shumë i lumtur që e solla për qytetin tim. Ishte vështirë. Nuk ka kundërshtar të lehtë në finale, ishte 50-50. Ishim me një lojtar më pak por ia dolëm. Do të kemi nevojë për përforcime dhe ta përfaqësojmë në Evropë ekipin sa më mirë”, deklaroi Berisha.
Thaqi shumë i lumtur pas triumfit, synon paraqitje të mirë në Evropë
Trajneri i Dukagjinit të Klinës, Arsim Thaqi, është shprehur i lumtur për triumfin e Kupës së Kosovës në futboll.
Dukagjini e mposhti Ferizajn, 2:1.
“Shënuam gol që rrallë shihet në fushat tona dhe në arenën ndërkombëtare. Falënderoj tifozët për përkrahjen, do të mundohemi ta përfaqësojmë futbollin tonë në mënyrën më të mirë. Dukagjini tri herë e ka humbur finalen, është e kuptueshme që kur vjen në finale tjetër, normalisht që nuk ka të bëj me futbollin. Finalet luhen për t’u fituar, jo për t’u luajtur. Unë kam bërë një presion sepse kemi pasur edhe energji të humbura, kemi luajtur nga tri ndeshje në javë. Ta luash finalen pas gjithë këtyre ndeshjeve, me shumë lojtarë pa eksperiencë në finale, është e vështirë. Por, gjithmonë duhet angazhimi, lojtarët e deshën fitoren dhe i uroj për këtë. Është momenti për mua si trajner që të luajë dhe të luftoj për titull pas këtij suksesi. Pas këtij kampionati na duhet kohë për të sjellë lojtarë cilësorë, të organizohemi me elemente të reja dhe shpresoj që klubi do ta ketë gatishmërinë. Ne do të mundohemi ta përfaqësojmë Kosovën në mënyrën më të mirë”, deklaroi Thaqi pas ndeshjes.
Abazi me akuza të rënda
Trajneri i Ferizajt, Arsim Abazi, ka akuzuar rëndë gjyqtarët e këtij edicioni në futbollin e Kosovës, e në veçanti, Genc Nuzën, gjyqtarin kryesor të finales së Kupës së Kosovës.
Trajneri Abazi ka thënë se ka qenë e vendosur nga fillimi që Ferizaj të largohet nga Superliga dhe ta humb Kupën e Kosovës.
“Së pari e uroj Dukagjinin për fitoren. Më vjen keq që ndodhin këto referime, përballë kishim gjyqtar me stemë të FIFA-s. Nuza më tha që nuk ishte penallti për të në pjesën e parë, dhe në pjesën e dytë tha se nuk do ta shoh VAR-in. Ishte penallti sepse kundërshtari e hoqi topin me dorë dhe ai nuk e shikoi VAR-in. Më vjen keq që në finale shohim këto gjëra, më vjen keq që na shohin me këto lloj marrëzish. Nuk mund të vendos unë ta tërheq ekipin, ka president e drejtor, dhe lojtarët nuk donin ta vazhdonin lojën. Në bisedime me presidentin dhe drejtorin u vendos që ekipi të kthehej në fushë. Në katër minuta shtesë, pesë minuta i mori kohë VAR-i. Tetë zëvendësime u bënë dhe kishte vetëm katër minuta shtesë. Nga liga kemi rënë nga këta gjyqtarë. Ka qenë nga fillimi që Ferizaj të largohet nga Superliga dhe ta humb Kupën”, deklaroi Abazi pas ndeshjes.