Skuadra e kategorisë së dytë e futbollit gjerman, Duesseldorfi, e ka bërë hapin e parë drejt inkuadrimit në Bundesligën gjermane.
Duesseldorfi të enjten mbrëma fitoi në udhëtim te Bochumi 3:0, në ndeshjen e barazhit.
Philipp Hoffman me autogol në minutën e 13-të, Felix Klaus në minutën e 64-t dhe Yannik Engelhardt në minutën e 72-të, ishin realizatorët e golave në këtë ndeshje.
Dueli kthyes luhet më 27 maj, por Duesseldorfi është shumë pranë inkuadrimit në elitë.