Futboll

Drita një fitore larg titullit

Drita

Në rast të fitores të dielën ndaj Llapit, Drita do të shpallet kampion i Kosovës në futboll, në sezonin 2024/2025, katër xhiro para fundit të kampionatit.

Të shtunën, Ballkani si ndjekësi i parë pësoi humbje nga Prishtina dhe ka ngelur 9 pikë prapa Dritës, me gjilanasit që ndeshjen e mbetur e luajnë nesër.

Drita aktualisht ka 66 pikë, ndërsa Ballkani 57. E nëse Drita ikën 12 pikë me fitore ndaj Llapit, atëherë në rastin më të mirë për Ballkanin, ekipet në fund të sezonit vetëm do të mund të barazoheshin me pikë. Por për shkak se Drita ka fituar tri duelet e fundit me Ballkanin, atëherë ajo del përpara në renditje dhe titulli do të kthehej në Gjilan. 

Ndeshja Drita-Llapi luhet me fillim prej orës 15:00.

E Drita në xhiron e ardhshme i shkon pikërisht Ballkanit.

Drita deri tash ka tre tituj kampioni. Të fundit e ka fituar në vitin 2020.

Ballkani ka fituar titullin tre herë rresht në sezonet e fundit.