Kampionia e Kosovës në futboll, Drita e Gjilanit, e ka fituar pikën e dytë në Ligën e Konferencës. Drita barazoi 1:1 kundër Omonias së Qipros të enjten mbrëma.
Ndeshja Drita – Omonia u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. I takoi xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Konferencës, garës së tretë të UEFA-s për nga rëndësia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmuesi Arb Manaj kaloi Dritën në epërsi me golin e realizuar në minutën e 12-të. Manaj shënoi me kokë pas harkimit nga krahut djathtë të Besnik Krasniqit.
Gjithçka po shkonte mirë për kampionen e Kosovës deri në fundin e pjesës së parë.
Drita ishte afër të shkonte në pushim me epërsi të një goli, por në minutën e fundit të pjesës së parë, pranoi gol. Mbrojtësi grek, Giannis Masouras, shënoi me kokë po ashtu nga afërsia për barazimin, 1:1.
Gola tjerë nuk pati në pjesën e dytë, por rastet nuk munguan nga të dyja ekipet. Për Dritën ishte pika e dytë në paraqitjen e saj të parë në Ligën e Konferencës.
Edhe në ndeshjen e parë kishte barazuar 1:1 kundër KuPS-it. Ndeshja ishte luajtur në Finlandë.
Omonia kishte pësuar humbje 1:0 nga Mainzi në ndeshjen e parë.
Drita ndeshjen e tretë e luan kundër Shelbournet në Irlandë më 6 nëntor.