Qendërmbrojtësi i Kosovës, Ibrahim Dresheviq, e ka pësuar humbjen e parë në elitën e futbollit të Japonisë me skuadrën e Machidas.
Machida të mërkurën gjatë ditës u mposht në shtëpi 2:1 nga skuadra Sanfrecce Hiroshima.
Ndeshja i ka takuar xhiros së gjashtë, ndërsa përballë ishin dy skuadrat e para në tabelë.
Machida pavarësisht disfatës është në vendin e parë me 13 pikë, një më shumë se Sanfrecce Hiroshima.
Dresheviqi e kompletoi ballafaqimin.