Drejtori sportiv i Bayern Munchenit, Christoph Freund, ka folur për sulmuesin e Kosovës, Fisnik Asllanin.
23-vjeçari Asllani është duke kaluar formë shumë të mirë me skuadrën e Hoffenheimit. Në 13 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat këtë edicion ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tri asistime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFreund në një intervistë të premten për “Sky Sport” e ka vlerësuar shumë Asllanin.
“Ai është një lojtar i mirë, shënon shumë gola. Është një djalosh i zgjuar që është zhvilluar mirë. Ai ka pasur disa periudha huazimi”, u shpreh 48-vjeçari Freund.
Mediumet gjermane më herët kanë raportuar se Bayerni dhe Borussia Dortmundi kanë shprehur interesim që ta blejnë kartonin e Asllanit.
Për sulmuesin e qendrës është raportuar se interesim ka edhe nga Barcelona.
Asllani me Hoffenheimin ka kontratë deri në vitin 2029.