Borussia Dortmundi thuajse e ka siguruar kalimin në një të tetën e finales në Ligën e Kampionëve.
Në ndeshjen e parë të plejofit të fazës nokaut, skuadra gjermane fitoi 3:0 ndaj Sportingut. Ndeshja u zhvillua të martën mbrëma në Lisbonë.
Skuadra gjermane shpërtheu në pjesën e dytë për të bërë hapin e madh drejt 1/8 së finales.
Serhou Guirassy shënoi për 1:0 në minutën e 60-të dhe asistoi te goli i dytë, të cilin e realizoi Pascal Gross në minutën e 68-të.
Karim Adeyemi shënoi për 3:0 në minutën e 82-të dhe kështu finalisti i vitit të kaluar, Dortmundi, me një këmbë është në raundin tjetër.
Ndeshja e kthimit zhvillohet më 19 shkurt në Gjermani.
Adeyemi shënon, Dortmundi 3:0
Dortmundi po udhëheq 3:0 ndaj Sportingut në Portugali.
Karim Adeyemi realizoi në minutën e 82-të.
Dortmundi e shënon edhe golin e dytë
Borussia Dortmundi ka shënuar për 2:0 në ndeshjen ndaj Sportingut.
Pascal Gross realizoi golin e dytë në minutën e 68-të.
Asistues ishte Guirassy, që realizoi golin e parë.
Dortmundi në epërsi ndaj Sportingut
Borussia Dortmundi ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Sportingut në Portugali.
Në minutën e 60-të realizator për skuadrën gjermane ishte Serhou Guirassy.