Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dortmundi e “shkatërron” Wolfsburgun

Serhou Guirassy

Serhou Guirassy dhe Karim Adeyemi i kanë realizuar nga dy gola në fitoren e thellë të Borussia Dortmundit.

Dortmundi të shtunën e mposhti në shtëpi Wolfsburgun me rezultatin 4:0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo ndeshje i takoi javës së 32-të të Bundesligës.

Guirassy i realizoi dy golat e parë në minutën e tretë dhe të 59-të kurse Adeyemi i shënoi dy të fundit në minutën e 69-të dhe të 73-të.

Për Dortmundin kjo ishte fitorja e tretë rresht në ligë.

“Verdhezinjtë” kanë 51 pikë dhe renditen në zonën që siguron garat evropiane për edicionin e ardhshëm.

Wolfsburgu ka 39 pikë në vendin e 12-të.