Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dortmundi ndalet nga Freiburgu

Dortmund

Pas dy fitoreve të njëpasnjëshme në Bundesligë, Dortmundi është ndalur në barazim të dielën në udhëtim te Freiburgu. 

Ndeshja Freiburg – Dortmund u mbyll 1:1 dhe i takoi xhiros së 14-të të elitës së futbollit gjerman. 

Ramy Bensebaini shënoi në minutën e 31-të, ndërsa prej minutës së 53-të, “verdhezinjtë” luajtën me një futbollist më pak në fushë. Me karton direkt të kuq u përjashtua Jobe Bellingham, vëllai i Jude Bellinghamit të Real Madridit. 

Epërsinë numerike të lojtarëve e shfrytëzuan vendësit që barazuan shifrat me golin e Lucas Holerit në minutën e 75-të. 

Tre minuta para fundit, Freiburgut pas rishikimit të situatës në VAR, iu anulua një gol për pozitë jashtë loje. 

Edhe Dortmundi e mbyll kampionatin në vendin e dytë Futboll Dortmundi e mbyll kampionatin në vendin e dytë

Dortmundi në vendin e tretë ka 29 pikë, sa i ka edhe Leipzigu në vendin e dytë. 

Freiburgu ka 17 pikë në mesin e tabelës.