Borussia Dortmund ka besim të madh te Niko Kovaçi.
Klubi i ka ofruar kontratë të re trajnerit 54-vjeçar. “Bild” ka raportuar se drejtuesit e klubit planifikojnë vazhdimin e kontratës, e cila përfundon në qershor të vitit 2027.
Kontrata e re pritet të jetë e vleshme deri në vitin 2028.
Për Kovaçin interesim kanë shprehur Chelsea dhe Tottenhami. Por ai është i kënaqur te Dortmundi.
Kovaç, që është kroat i lindur në Gjermani, mori drejtimin e Dortmundit në janar të vitit të kaluar.
Dortmundi ka siguruar paraqitjen në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.