Borussia Dortmundi është befasuar të shtunën në Berlin, në ndeshjen e xhiros së gjashtë të elitës gjermane të futbollit.
“Verdhezinjtë” pësuan disfatë me rezultatin 2:1 nga Unioni që i shënoi të dy golat në pjesën e parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKevin Vogt në minutën e 26-të dhe Yorbe Vertessen në fundin e pjesës së parë, realizuan për 2:0.
Julian Ryerson në minutën e 62-të realizoi për mysafirët, por skuadra e tij nuk arriti të merrte të paktën një pikë nga ky ballafaqim.
Union Berlini me këtë fitore e kalon në renditje Dortmundin.
Tani pas gjashtë ndeshjeve ka 11 pikë, një më shumë se Dortmundi.