Futboll

Disfata e dytë rresht e Parisit në Ligue 1

PSG

Paris Saint-Germaini ka pësuar tjetër disfatë në Ligue 1 të Francës.

Parisi xhiron e kaluar u mposht nga Nice me rezultatin 3:1.

Të shtunën skuadra e Strasbourgut fitoi 2:1 ndaj PSG-së në shtëpi në kuadër të xhiros së 32-të të elitës së futbollit francez.

Lucas Hernandez realizoi autogol në minutën e 20-të për epërsinë e vendësve.

Në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, Felix Lemarechal, e dyfishoi rezultatin.

Golin e vetëm për skuadrën e Luis Enriques e realizoi francezi Bradley Barcola në minutën e 46-të.

Parisi e ka siguruar titullin e kampionit në Francë.

Parisienët mendjen e kanë te Championsi. Në ndeshjen e parë gjysmëfinale fituan 1:0 ndaj Arsenalit në Londër. Ndeshja e kthimit është në “Parkun e Princave” të mërkurën.

Dy xhiro para fundit, Parisi e mban pozitën e parë me 78 pikë.

Strasbourgu ka 57 pikë dhe është në zonën që siguron garat evropiane për edicionin e ardhshëm.