Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dinamo humb 3:1 nga Genku në Zagreb

Dinamo

Futbollisti i Shqipërisë, Arbër Hoxha, luajti deri në minutën e 71-të për Dinamon që humbi 3:1 nga Genku në Zagreb.

Ndeshja e luajtur të enjten mbrëma i takoi plejofit të fazës nokaut të Ligës së Evropës.

Ndeshja kthyese luhet më 26 shkurt në Belgjikë.

Zakaria El Ouahdi shënoi dy gola kurse një tjetër në fitoren e Genkut e shënoi Bryan Heynen.
Për Dinamon shënoi Dion Drena Beljo.

Gjasat për të siguruar kalimin në një të tetën e finales për gjigantin kroat zbehen pas humbjes në Zagreb.