Dinamo City e ka prezantuar të shtunën futbollistin e krahut, Bernard Berisha.
Berisha zyrtarizohet nga klubi tiranas një ditë pas largimit të Baton Zabërgjës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Bernard Berisha, dhurata e madhe e presidentit Adrian Bardhi për trajnerin Ilir Daja, ka bërë edhe prezantimin me fanellën e Dinamo City, pas marrëveshjes së arritur disa ditë më parë. Sulmuesi i njohur për kualitetin dhe eksperiencën e tij, i bashkohet skuadrës dinamovite para ndeshjeve të plejofit të Ligës së Konferencës kundër polakëve të Jagiellonias. Bernard Berisha do të mbajë fanellën me numrin 23 te Dinamo City”, ka shkruar Dinamo City në Facebook.
Më 17 korrik u njoftua se Berisha do të largohet nga Akhmat Grozny, skuadër ku i kaloi tetë vjet e gjysmë në elitën e futbollit të Rusisë.
Berisha i luajti 199 ndeshje, ndërsa i pati 28 gola e 23 asistime.
Në Rusi karrierë ka bërë edhe tek Anzhi Makhackala, ndërsa ka luajtur edhe te Besa e Pejës, Besa e Kavajës dhe Skënderbeu i Korçës.
Me korçarët ka dy tituj e një Superkupë.