Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zabërgja transferohet në Ukrainë

Baton Zabërgja

Dinamo City e Tiranës të premten e ka konfirmuar largimin e sulmuesit Baton Zabërgja.

Ai ndeshjen e fundit me Dinamo Cityn e zhvilloi të enjten mbrëma ndaj Hajdukut të Splitit. Dinamo City shkroi histori duke e eliminuar Hajdukun me rezultat të përgjithshëm 4:3 në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sulmuesi i Kosovës, Zabërgja, karrierën do ta vazhdojë në Ukrainë.

“Klubi blu dhe veçanërisht presidenti Adrian Bardhi e falënderojnë lojtarin për përkushtimin e jashtëzakonshëm profesional. I dha shumë Dinamos dhe mori po aq shumë prej saj. Suksese me skuadrën e re në Ukrainë! Do të mbetesh gjithmonë një dinamovit, dera për ty do të jetë gjithmonë e hapur”, ka shkruar Dinamo City në rrjetet sociale.

24-vjeçari Zabërgja me Dinamo Cityn e Tiranës zhvilloi 81 ndeshje duke kontribuar me 23 gola dhe 17 asistime.

Ai karrierë ka bërë edhe te Gjilani, Drenica e Vushtrria.