Futboll

Berisha i bashkohet Dinamo Cityt

Bernard Berisha

Sulmuesi kosovar, Bernard Berisha, karrierën do ta vazhdojë te skuadra e Dinamo Cityt. Berisha te Dinamo City është transferuar si futbollist i lirë pasi e ndërpreu  kontratën me skuadrën ruse, Akhmat Grozny.

Sulmuesi i krahut të majtë pjesë e klubit rus ishte për një kohë të gjatë. Tek Akhmati qëndroi për tetë vjet. 

Berisha për Akhmatin luajti nga viti 2017. Zhvilloi 199 ndeshje zyrtare, duke shënuar 28 gola dhe duke bërë 23 asistime.

“Bernard Berisha është lojtari më i ri i Dinamo City. Sulmuesi i njohur kosovar sjell eksperiencë ndërkombëtare te ‘Nëndetësja’ jonë. Ai ka luajtur me Kombëtaren e Kosovës dhe në Rusi. Ai vjen si një vlerë e shtuar për skuadrën dhe trajnerin Ilir Daja”, ka shkruar Dinamo City të shtunën mbrëma në rrjetet sociale. 

33-vjeçari në kampionatin shqiptar në të kaluarën ka luajtur edhe për Besën e Kavajës dhe Skënderbeun e Korçës.