Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Diazi nuk di për humbje për afro dy vjet

diaz

Brahim Diazi nuk di për humbje, qëkur vendosi që ta përfaqësonte Marokun në vend të Spanjës.

Ai i ka plot 25 fitore dhe pesë barazime.

E humbi finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës nga Senegali. Por, zyrtarisht, titulli në fund iu dha Marokut, pasi senegalezët në fund të ndeshjes, të pakënaqur me një vendim të gjyqtarit, kishin vendosur të largohen nga fusha.

Ajo ndeshje ende është duke u shqyrtuar, pas apelit të Senegalit.

Diazi është pjesë e Marokut për afro dy vjet.

Kundër Holandës e luajti ndeshjen e 30-të.

Edhe Diaz kërkon falje për penalltinë e humbur Futboll Diaz kërkon falje për penalltinë e humbur

Diazi vendosi ta përfaqësojë Marokun prej marsit të vitit 2024, në ndeshjen ndaj Angolës.

Ai i shënoi pesë gola në shtatë ndeshje, në Kupën e Kombeve të Afrikës.