Futboll

Diallo: Po mundohem t’ia shpërblej besimin trajnerit

Amad Diallo

Foto: Associated Press

Gjatë kohës sa tekniku holandez Erik ten Hag e drejtoi Manchester Unitedin, sulmuesi i talentuar Amad Diallo e kishte shumë të vështirë të paraqitej si startues. 

Ten Hagu nuk i dha hapësirë 22-vjeçarit që ta tregojë formën. 

Por me ardhjen e Ruben Amorimit në krye të shtabit teknik të Unitedit ndryshuan gjërat për Diallon. 
Amorimi e vlerëson shumë atë. Diallo është prej futbollistëve më në formë aktualisht tek Unitedi. 

Diallo në një intervistë për “The Guardian” deklaroi se po mundohet ta shpërblejë besimin që i ka dhënë Amorimi. 

“Trajneri beson tek unë. Ai beson në potencialin tim. Po përpiqem t’ia shpërblej besimin sa herë që jam në fushë. Ua tregova të gjithëve se mund të luaj për këtë klub”, theksoi Diallo. 

Ai këtë edicion në 41 ndeshjet e zhvilluara ka realizuar dhjetë gola dhe ka bërë nëntë asistime. 

Diallo është përballur edhe me lëndime të shumta këtë edicion. Për shkak të lëndimit i ka munguar Unitedit në 15 ndeshje.