Derbi i xhiros së tetë të Superligës së Kosovës mes Prishtinës dhe Ballkanit do të luhet në kampin nacional të FFK-së në Hajvali.
Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 15:00. Kështu ka njoftuar të martën Prishtina.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja ishte e paraparë të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”. Por FFK-ja ka marrë vendim që ndeshjen ta zhvendos në Hajvali.
Kjo vjen për shkak të nevojës për mirëmbajtje dhe përpunim të fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e ardhshme të Përfaqësueses së Kosovës.
Prishtina është lidere me 16 pikë. Ballkani ka një pikë më pak në vendin e dytë.