Xhiroja e tetë e Superligës së Kosovës në futboll nis të shtunën dhe mbaron të hënën.
Në këtë xhiro do të luhen dy derbi, ai mes Prishtinës dhe Ballkanit, dhe derbi i qytetit mes Gjilanit dhe Dritës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrishtina – Ballkani luhet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, ndërsa është ballafaqim i dy skuadrave të para në tabelë.
Prishtina prin me 16 pikë pas shtatë ndeshjeve, një më shumë se Ballkani.
Në vendin e tretë është Dukagjini me 13 pikë, dy më shumë se Drenica e vendit të katërt, dhe tri më shumë se Malisheva që zë vendin e pestë.
Drita me tetë pikë dhe Gjilani me shtatë pikë, renditen në pozitat gjashtë dhe shtatë.
Llapi, Prishtina e Re dhe Ferizaj kanë nga gjashtë pikë.
Të shtunën luhet edhe ndeshja Malisheva – Llapi.
Të dielën në program janë ndeshjet Dukagjini – Prishtina e Re dhe Ferizaj – Drenica, kurse të hënën luhet Gjilani – Drita.
Të gjitha ndeshjet nisin në orën 15:00.