Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dënimi i veçantë në Brazil – suspendim deri në kthim të lojtarit të lënduar

denimi brazil

Mbrojtësi i Inter Porto Alegre, Victor Gabriel, është suspenduar nga futbolli brazilian deri në kohën kur sulmuesi i Cruzeiros, Gabriel Pec, të kthehet në stërvitje pas thyerjes së këmbës.

Dënimi është dhënë këtë javë nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë Sportive të Brazilit, që është organi më i lartë i vendit për disiplinë sportive.

Gjykata e konsideroi dënim standard, duke marrë për bazë ashpërsinë e incidentit. Pec pësoi frakturë në këmbën e majtë pas një ndërhyrjeje nga Victor Gabriel në një ndeshje të ligës më 22 korrik.

Pezullimi është i kufizuar në 180 ditë, por mund të përfundojë më shpejt nëse Pec merr miratimin mjekësor për t’u kthyer në stërvitje para kësaj kohe.

Mbrojtësi ka kërkuar falje.

Edhe Pesë zyrtarë policorë pezullohen pas videos ku shihej i riu me këmbë të thyer që tërhiqej nga ta Arbëri Pesë zyrtarë policorë pezullohen pas videos ku shihej i riu me këmbë të thyer që tërhiqej nga ta

Kodi Brazilian i Drejtësisë Sportive parasheh dënim me pezullim që përputhet me kohën e rikuperimit të lojtarit të lënduar, në raste kur ndërhyrjet janë të rrezikshme dhe lëndimet serioze.

VIDEO: