Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Daku shënon dy gola dhe përjashtohet me të kuq

Mirlind Daku

Sulmuesi i Shqipërisë, Mirlind Daku, ishte vendimtar të dielën në fitoren e Rubin Kazanit.

Rubin Kazani e mposhti në shtëpi Spartak Moskën me rezultatin 2:1.

Kjo ndeshje i takoi javës së 20-të të elitës së futbollit rus.

Të dy golat e Rubinit i realizoi Daku, por ai ishte i pafat pasi u ndëshkua edhe me karton të kuq.

Daku në minutën e shtatë e shënoi golin e parë kurse për 2:0 realizoi në minutën e 28-të.

Edhe Daku ia siguron fitoren e parë Rubin Kazanit Futboll Daku ia siguron fitoren e parë Rubin Kazanit

Goli i parë i Dakut [VIDEO]:

 

Fillimisht qendërsulmuesi Daku u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 28-të dhe më pas në minutën e 75-të u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Goli i dytë i Dakut [VIDEO]:

 

27-vjeçari Daku në 21 ndeshjet e zhvilluara ketë edicion ka 11 gola dhe gjashtë asistime.

Edhe Daku e nis sezonin me gol Futboll Daku e nis sezonin me gol

Dardan Shabanhaxhaj te vendësit luajti deri në minutën e 81-të dhe u zëvendësua me Marvin Çunin.

Rubin Kazani ka 29 pikë në vendin e tetë.

Spartak Moska renditet në pozitën e tretë me 40 pikë.


Daku shënon gol në Rusi

Sulmuesi Mirlind Daku ka shënuar gol në kampionatin rus.

Edhe Daku shënon, suspendohet dhe lëndohet Futboll Daku shënon, suspendohet dhe lëndohet

Ai e kaloi në epërsi 1:0 Rubin Kazanin në ndeshjen që po zhvillohet ndaj Spartak Moskës.

Daku shënoi që në minutën e tetë të ndeshjes.