Mirlind Daku e ka shënuar golin dhe asistimin e parë në vitin 2024.
Daku me Rubin Kazanin të dielën fituan 2:1 përballë Akhmat Groznyt në ndeshjen e xhiros së 22-të të elitës ruse.
Ai asistoi fillimisht për Lazar Randjeloviqin në minutën e 12-të, ndërsa golin e shënoi me kokë në minutën e 35-të.
U ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 66-të, teksa e kompletoi ndeshjen.
Dardan Shabanhaxhaj luajti te vendësit nga minuta e 81-të.
Edhe
Daku ia siguron fitoren e parë Rubin Kazanit
Bernard Berisha ishte titullar te mysafirët dhe luajti deri në minutën e 77-të.
Rubin Kazani pas 21 ndeshjeve ka 32 pikë, kurse Akhmat Grozny mbetet me 20 pikë.
Daku gjen golin në Rusi
Sulmuesi Mirlind Daku ka shënuar gol në Rusi.
Edhe
Daku e nis sezonin me gol
Ai realizoi për epërsinë 2:0 të Rubin Kazanit ndaj Akhmat Groznyt.
Me rezultatin 2:0 përfundoi pjesa e parë.