Mesfushori i CSKA-së, Dimitry Barinov, u përplas me sulmuesin e Rubin Kazanit, Mirlind Daku, në hyrje të stadiumit.
Të shtunën Rubini dhe CSKA-ja luajtën baras 0:0 në Kazan, në kuadër të javës së 27-të të kampionatit rus.
Përpara se ekipet të dilnin në fushë për pjesën e dytë, Barinov u përfshi në një debat të ashpër me Dakun, duke e akuzuar se kishte simuluar në zonën e 16-të metërshit në pjesën e parë. Gjatë debatit, lojtarët shtynë njëri-tjetrin në shpatulla.
“Çfarë penalltie. Nëse do të ishte 100 %, do të kishte qenë penallti”, dëgjohet duke i thënë Dakut mesfushori Barinov, raporton mediumi rus “Sports”, që ka publikuar edhe momentin e përplasjes së Dakut me Barinovin.
Artikuj të ngjashëm
-
Daku “pritet” me fyerje ndaj Kosovës
-
Ish-lojtar i Spartakut u reagon tifozëve për Dakun: Është futboll
-
Tifozët proserbë të Spartakut kundërshtojnë transferimin e Dakut – nuk do të ketë shqiptarë në ekipin tonë
-
Lamtumira dhe fjalimi emocional i Mirlind Dakut
-
Daku ia siguron fitoren e parë Rubin Kazanit